BallinaBotaGabuan llogarinë bankare/ Ekipi turk i "dhuron" 8 milionë euro një shitësi...

Gabuan llogarinë bankare/ Ekipi turk i “dhuron” 8 milionë euro një shitësi makinash

spot_img

Ekipi i Stambollit ka bërë një transferim bankar për një këst prej 8 milionë euro, por për fat të keq paratë nuk arritën kurrë në llogarinë e klubit të Empolit. Miha Zajc, futbollisti nga Sllovenia u transferua nga Empoli tek Fenerbahçe më 31 janar të vitit 2019, ndërsa në shtator të vitit 2020 klubi turk duhej të paguante këstin e fundit të kartonit të sllovenit.

Ndërkohë, ekipi i Stambollit siç kishin rënë dakord bëri transferimin bankar, por paratë nuk arritën kurrë në llogarinë e klubit toskan.

Klubi i Stambollit në fakt, kishte gabuar marrësin dhe i kishte dërguar paratë në llogarinë e një shitësi makinash në Doetinchem të Holandë në vend të Empolit. Fenerbahçe nuk e kishte vënë re, por gabimi doli në pah vetëm kur klubi italian bëri një kërkesë për pagesë.

Marrësi i pavullnetshëm i transferimit, refuzoi të kthejë shumën e marrë. Në atë pikë, Fenerbahçe paraqiti një apel dhe e çoi palën tjetër në gjykatë. Për fat të mirë për klubin, apeli shkoi mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular