BallinaBotaMori pjesë në 11,000 vrasje /Ish-sekretarja naziste 96-vjeçare tenton të arratiset, kapet...

Mori pjesë në 11,000 vrasje /Ish-sekretarja naziste 96-vjeçare tenton të arratiset, kapet në moment të fundit

Një ish-sekretare në një kamp përqendrimi nazist është kapur pasi u përpoq të arratisej para gjyqit të saj në Gjermaninë veriore.

Irmgard Furchner, 96 vjeç, do të gjykohej për pjesëmarrje në 11,000 vrasje, por ajo nuk u paraqit dhe gjykatësi lëshoi një urdhër për arrestimin e saj.

E pandehura u arrestua nga policia disa orë pasi u zhduk nga një shtëpi pleqsh në qytetin Quickborn. Ajo iku në Hamburg ku u kap në një rrugë lokale.

Pas kapjes së saj të enjten, Furchner u vendos në paraburgim të përkohshëm përpara hapjes së gjyqit të saj.

Ajo duhej të paraqitej në një gjykatë speciale në Itzehoe. Por, ajo u largua nga shtëpia e saj e të moshuarve ku qëndronte midis 06:00 dhe 07:20 me kohën lokale, me sa duket për t’iu shmangur gjyqit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular