BallinaKryesoreHaradinaj pyet Kurtin: A takuat në Greqi ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus...

Haradinaj pyet Kurtin: A takuat në Greqi ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus që e refuzuat gazsjellësin amerikan?

Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të çuar përpara projektin për gazsjellësin, një projekt amerikan. Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti nëse gjatë qëndrimit në Greqi ka takuar ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus.

Haradinaj ka shkruar se refuzimi i gazsjellësit amerikan është kundër interesave të Kosovës.

“Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan?! Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj Fb
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular