Aldi Rama, 21-vjeçari i cili vrau efektin e krimeve Saimir Hoxha dhe më pas qëlloi veten do të përcillet sot për në banesën e fundit. Arkmorti i trupit të të riut ndodhet në banesën ku jeton nëna e tij në lagjen.13 në Durrës.
21-vjeçari do të varroset në Xhafzotaj në orën 14:00. Sakaq, në Durrës për të përcjellë të birin ka mbërritur edhebabai, Rufan Rama, i cili jeton në Greqi. Prindërit e të riut janë të divorcuar prej vitesh, ndërsa Aldi ishte rritur nga gjyshërit në Lezhë.