BallinaKronikeShqiptari vrau mësuesen angleze me një "armë" 2 metra të gjatë! Mediat:...

Shqiptari vrau mësuesen angleze me një “armë” 2 metra të gjatë! Mediat: U gjet e mbuluar me gjethe

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e mësueses Sabina Nessa nga 36-vjeçari shqiptar Koci Selamaj. Dyshohet se e reja u vra me një armë të gjatë 2 metra në një vrasje “të paramenduar”. Shqiptari Koci Selamaj, 36 vjeç akuzohet se sulmoi “dhunshëm” 28-vjeçaren Sabina Nessa ndërsa ajo shëtiste në park në jug-lindje të Londrës.

Gruaja e re u godit me një armë 2 metra të gjatë dhe më pas u dërgua pa ndjenja në park aty ku u gjet e mbuluar me gjethe pothuajse 24 orë pasi u sulmua

Një ekzaminim post-mortor ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj, por sulmi u tha se kishte të bënte me “dhunë ekstreme”. Ndërkohë shqiptari i cili jetonte në Eastbourne u arrestua në qytetin bregdetar në orët e para të së dielës dhe u akuzua për vrasjen e saj të hënën

Prokurori Alison Morgan QC i tha gjykatës se vrasja e mësueses ishte një sulm “i paramenduar dhe grabitqar” dhe nuk kishte asnjë detaj se i pandehuri e njihte viktimën e tij. Gjatë seancës, i pandehuri, i cili tashmë ka treguar se do të mohojë vrasjen, foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes së tij./Thesun 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular