12 tetori pritet të jetë një mbrëmje e veçantë për Shqipërinë, në “Air Albania” presim Poloninë, një sfidë e cila pritet të thotë shumë për kuqezinjtë dhe për rrugëtimin e tyre në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”. Me shpresën që të rikthehen në Tiranë me një rezultat pozitiv nga transferta hungareze, Federata Shqiptare e Futbollit po bën të gjithë përpjekjet e duhura që sfida ndaj Polonisë të zhvillohet në kushte perfekte dhe me një atmosferë të zjarrtë. Pavarësisht krizës së terreneve, “Air Albania” qëndroi pushim edhe këtë javë që fusha të jetë në dispozicion të Kombëtares për sfidën kundër Polonisë.