BallinaKryesorePersekutimi i shqiptarëve që erdhën nga Jugosllavia në Shqipëri

Persekutimi i shqiptarëve që erdhën nga Jugosllavia në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Tom Kolë Camaj, lindur në vitin 1935 në Spi Hot matanë kufirit, ardhur në Shqipëri në vitin 1951, ishte dërguar për banim në Uznovë të Beratit, në NBSH. Me anë të një letre të datës 10.9.1960 drejtuar E.Hoxhës kërkonte të punonte arsimtar pasi kishte mbaruar pedagogjiken, por nuk e lejonin. Shkruante se ishte arratisur se nuk e donte dhe nuk do ta donte kurrë “gogolin Tito”. Problemi i tij mbetej i pazgjidhur dhe ai vazhdonte të bënte letra të tjera.

Më 12.1.1961 i shkruante një letër tjetër KQ të PPSH-së. Në vitin 1956 kreu Normalen e Elbasanit dhe u caktua mësues në stabilimentin e sharrave në Kryezi të Pukës. Midis të tjerash shkruan:

“Më 16 tetor 1967 më kanë marrë si të arrestuar në dhomën e punës duke u përgatitur për mësim dhe më dërguan në ish qendrën e emigracionit në Llakatund, Vlorë ku kam qëndruar deri më 28 nëntor 1958, si punëtor krahu. Arsyen nuk e kam ditë, nuk e di dhe kam kërkuar të më sqaroni. Më 28 nëntor 1958 pa kërkesën time më transferuan në Rrethin e Beratit ku kam qëndruar pranë NLB si punëtor krahu, më vonë si kashimues, ku punonin sa kishim mundësi dhe na paguanin sipas qejfit e jo sipas punës e kualifikimit arsimor. Nuk ishim të lirë të lëviznim me pasaportë” shqiptare në xhep. Jam detyruar t’i drejtoja lutje Ministrisë së Punëve të Brendshme për 5 ditë leje në Shkodër”.

Nga tetori 1960 ishte caktuar mësues në fshatin Starovë të Beratit. Kishte kërkuar edhe të vazhdonte studimet e larta, por nuk e kishin lejuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular