Pas ngjarjes së rëndë në Maqedoni ku 14 pacientë në spitalin COVID ndërruan jetën nga flakët, e njëjta ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Rumani
Një zjarr shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv në një spital që trajtonte pacientë me COVID-19, duke marrë 9 jetë njerëzish.
Zjarrfikësit shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës, duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë.
Pamjet video treguan pacientë që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve
113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv. Rreth 50 pacientë deri më tani janë evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera.
Në shkurt, një zjarr vrau katër pacientë në një spital COVID-19 në kryeqytetin Bukuresht.