BallinaAktualitetTmerr/Flakët 'përpijnë' spitalin COVID, humbin jetën 9 persona në...

Tmerr/Flakët ‘përpijnë’ spitalin COVID, humbin jetën 9 persona në…

Pas ngjarjes së rëndë në Maqedoni ku 14 pacientë në spitalin COVID ndërruan jetën nga flakët, e njëjta ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në Rumani

Një zjarr shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv në një spital që trajtonte pacientë me COVID-19, duke marrë 9 jetë njerëzish.

Zjarrfikësit shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës, duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë.

Pamjet video treguan pacientë që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve

113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv. Rreth 50 pacientë deri më tani janë evakuuar dhe transferuar në spitale të tjera.

Në shkurt, një zjarr vrau katër pacientë në një spital COVID-19 në kryeqytetin Bukuresht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular