Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga pylli në Laknas, që përplasi mëngjesin e sotëm banorët e zonës me policinë, që kishin shkuar prej orëve të para të mëngjesit për ta prerë, pasi ishte parashikuar ndërtimi i një thertoreje dhe ferme derrash
Referuar deklaratave të banorëve të zonës së Laknasit, gazetari Skëndaj thekson se pylli ka një moshë mbi 100-vjeçare dhe ka pasur disa lloj pemësh e bimësish. Vetë banorët e kanë ripërtërirë pyllin ndër vite, duke mbjellë edhe dru frutorë
Pas numërimit të disa ditëve më parë, të urdhëruar nga Gjykata e Shkallës së Parë Civile, ka rezultuar se në pyll 1810 pemë 5 deri në 30 metra të larta. Siç mund ta shihni dhe nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, në llojet e pemëve që mbizotërojnë në pyll janë plep, rrap, akacie, hurma, dardhë, lajthi, kumbulla të egra, arra, etj.