BallinaAktualitetCOVID 19/Rriten të sëmurët në gjendje të rëndë në spital. Viktimat dhe...

COVID 19/Rriten të sëmurët në gjendje të rëndë në spital. Viktimat dhe të infektuarit në 24 orë

Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid19, ndërsa është rritur numri i atyre në gjendje të rënduar në spital. Ndërkohë 467 raste të reja janë regjistruar nga 2592 testime të kryera.

Të shtruari në spital janë 182, nga të cilët 40 paraqiten në gjendje më të rënduar shëndetësore. Në total, rastet aktive janë rreth 9000 mijë persona në të gjithë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

Janë pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 8,951.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 467
Të shëruar në 24 orë 691
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,592

Testime totale 1,213,726

Raste pozitive 171,794
Raste të shëruara 160,130
Raste Aktive 8,951
Humbje jete 2,713

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,876
Durrës 941
Fier 787
Shkodër 765
Vlorë 556
Elbasan 475
Berat 373
Lezhë 353
Korçë 235
Gjirokastër 223
Kukës 195
Dibër 172

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular