BallinaEkonomiForcohen rregullat për thertoret – Udhëzimi/ Si do kontrollohet mishi për konsum

Forcohen rregullat për thertoret – Udhëzimi/ Si do kontrollohet mishi për konsum

Operatorët e biznesit që merren me therjen dhe tregtimin e mishit në vend duhet t;i nënshtrohen rregullave më të forta të sigurisë ushqimore. Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm, i cili ka si qëllim të përcaktojë kërkesat specifike të higjienës, të zbatueshme për stabilimentet e prodhimit të mishit, kërkesat higjienike për transportin e kafshëve, për thertoret, stabilimentet e prerjes së mishit, ruajtjen e transportimin e mishit të freskët, mishit të grirë, produkteve të mishit dhe mishit të ndarë në mënyrë mekanike, si dhe detyrat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, frekuencën e kontrolleve dhe mënyrat e kryerjes së inspektimit para dhe pas therjes së kafshës. Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare,  operatori i biznesit ushqimor nuk pranon kafshë në thertore, nëse nuk janë të shoqëruara me informacionin përkatës për shëndetin e kafshëve, që mbahet në dokumentacionin e mbajtur në fermën e origjinës.

Infomacioni duhet të jetë i plotë mbi shëndetin e kafshëve.  Sipas udhëzimit, operatorit të biznesit ushqimor duhet t’i jepet informacioni nga pronari ose kujdestari i kafshëve, jo më pak se 24 orë përpara arritjes së kafshëve në thertore. Nëse një kafshë arrin në thertore pa informacione mbi zinxhirin ushqimor ose me informacione jo të plota apo me informacione të pasakta, operatori i biznesit ushqimor njofton menjëherë veterinerin zyrtar. Therja e kafshës nuk kryhet deri sa të lejohet nga veterineri zyrtar.

Po ashtu, përcaktohet se thertoret duhet të kenë stalla të përshtatshme dhe higjienike, vatha ose stalla e pritjes duhet të pastrohet dhe dezinfektohet lehtë, si dhe një sërë kriteresh të tjera të cilat e bejnë poduktin të sigurtë.  Po ashtu përcaktohen kritere të forta edhe për mishin e shpendevë, mishin e kagfshvë të gjahut të rritur në fermë si dhe mishin e grirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular