BallinaPolitikeÇim Peka: Me Bashën nuk fitohet, baza e PD është me...

Çim Peka: Me Bashën nuk fitohet, baza e PD është me…

Gazetari Çim Peka, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi në Syri Tv, foli për “Foltoret” e ish-kryeministrit Berisha dhe atë që po ndodh në PD.

Peka thekson se me Bashën nuk fitohet, duke shtuar se baza e PD-së është me Sali Berishën

“Basha nëse ka thënë një të vërtetë është se nuk mbledh strukturat, kjo se baza e partisë është me Berishën. Takimet e Berishës janë entuziaste. Një opozitë që nuk është e vërtetë, nuk është opozitë. Nuk kemi më opozitë, kjo as OJQ nuk mund të quhet. Rama dhe Basha thjesht po gjejnë rrugën për të bashkëpunuar. Basha tha se vendimi i DASH ishte i gabuar dhe më pas e përjashtoi Berishën. Një lider që merr vendim, që thotë se është e gabuar, tregon se Basha nuk është lider i lirë. Basha ka kaluar 4 orë me Markun dhe Gjekmarkajn.

Me Bashën nuk fitohet. Basha po tenton që të manipulojë ata që ka përreth, duke iu thënë se do keni post. Ferdinand Xhaferi po shantazhon delegatët e PD. Ju them përkrahësve të Bashës, se nuk mund të fitohet me të. Nuk mund të vësh bast mbi një kalë, që ka humbur 5 herë rresht. Basha politikisht nuk kupton gjë. Basha nuk do të bëhet kryeministër, por do të rrijë pronar ndërmarrjeje. Basha është sjellë përherë si kamerier. Basha është i ikur”, u shpreh Peka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular