Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka marrë varësen e floririt një 73-vjeçareje.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit dhe pas marrjes së njoftimit është arrestuar i riu dhe i është sekuestruar edhe varësja që i kishte marrë me forcë të moshuarës.
Njoftimi i policisë:
Pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin P. L., 25 vjeç, banues në Lushnjë. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares.