BallinaAktualitetLënë gjellën në zjarr dhe "hutohen" pas telenovelave! Çiftit në Berat u...

Lënë gjellën në zjarr dhe “hutohen” pas telenovelave! Çiftit në Berat u shpërthen bombola e gazit, u digjet shtëpia

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombole të vogël gazi. Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.

Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht. Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrfikësen. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.

Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim

Lënë gjellën në zjarr dhe "hutohen" pas

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular