BallinaKronikeNdërron jetë kamarieri që u rrah nga Erjon Llapushi! Mesazhi prekës i...

Ndërron jetë kamarieri që u rrah nga Erjon Llapushi! Mesazhi prekës i kolegëve: Gaz tu prehtë shpirti të paqe

Ka ndërruar jetë kryekamarieri Gazment Kurmaku, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë prej disa ditësh.

Kolegët e tij të restorantit me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i shprehin ngushëllime familjes së tij, teksa shprehen se do u mungojë buzëqeshja, zëri dhe njerëzorja e tij

Postimi

Ka dorëzuar shpirtin në prehjen e përjetësisë, Gazment Kurmaku, një nga punonjësit tanë, një nga njerëzit e përkushtuar. Pas një aksidenti fatal dhe një beteje disaditore ai nuk ka mundur t’ia dalë, nuk ka mundur të mbetet sërish me ne, për të ndërtuar ëndrrën e përbashkët.

Gaz tu prehtë shpirti të paqe!

Zoti e shpërbleftë shpirtin tënd në mbretrërinë e parajsës.

Do të na mungojë gjithmonë buzëqeshja juaj, zëri dhe njerëzorja juaj që ka shumë dha përkushtim dhe mirësi.

Familjes së Gazit, të afërmve, miqve dhe kolegëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Lutemi që zoti u dhashtë forcë për të përballuar këtë ndarje të parakohshme me të dashurin e tyre.

Me shumë dhimbje dhe keqardhje i gjithë stafi i Rozafës!

Si ndodhi ngjarja:

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant dhe ishte ulur në një tavolinë, por 50 vjeçari Gazment Kurmaku, me detyrë shef i kamarierëve, e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes të dyve, ku Llapushi e ka goditur Kurmakun me grushte dhe sende të forta. Për pasojë, 50 vjeçari ka rënë dhe ka përplasur kokën me një pjesë betoni, duke përfunduar në gjendje kome.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular