Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në futbollin botëror pasi klubi anglez u ble nga sheikët arabë për 353 milionë euro
Blerja e klubit nga konsorciumi i udhëhequr nga Arabia Saudite është zyrtarizuar. Kjo do t’i japë fund pronësisë 14-vjeçare të Mike Ashley
Pas përfundimit të marrëveshjes, Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) do të zotërojë 80 për qind të klubit, me Amanda Staveley dhe vëllezërit Reuben që ndajnë në mënyrë të barabartë 20 përqind.
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, do të jetë aksioneri kryesor në klub me konsercioumin PIF, që posedojnë asete në vlerë 320 miliardë paund (377 miliardë euro), ndërsa kanë aksione edhe në kompani si SoftBank, Boeing, Facebook dhe Uber.
Kjo pasuri është shumë më e madhe se ajo e pronarit të Manchester City, Sheik Mansour.
Mansour është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vjen nga familja mbretërore e Abu Dhabi.
Paris Saint-Germain është klubi i vetëm që mund të krahasohet me Newcastle.
Pasuria e presidentit, Nasser Al -Khelaifi raportohet të jetë rreth 6.5 miliardë paund, por ai është vetëm njeri nga pronarët e Qatar Sport Investments, një degë e Autoritetit të Investimeve të Katarit.
Më poshtë gjeni dhjetë pronarët më të pasur të klubeve
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite – Newcastle (377 miliardë euro)
Autoriteti i Investimeve në Katar – PSG (260 miliardë euro)
Sheikh Mansour – Manchester City (25 miliardë euro)
Dietrich Mateschitz – RB Leipzig dhe RB Salzburg (18.5 miliardë euro)
Andrea Agnelli – Juventus (16.5 miliardë euro)
Roman Abramovich – Chelsea (12.3 miliardë euro)
Philip Anschutz – LA Galaxy (9.5 miliardë euro)
Stan Kroenke – Arsenal (8 miliardë euro)
Zhang Jindong – Inter (7.3miliardë)
Guo Guangchang – Wolves (6.1 miliardë)