BallinaSportTronditet NBA, 18 ish-basketbollistë vihen në prangat e policisë

Tronditet NBA, 18 ish-basketbollistë vihen në prangat e policisë

18 ish-basketbollistë të NBA-së janë arrestuar nga policia federale në Amerikë pas akuzave për mashtrim ku mendohet se kanë përvetësuar 4 milionë dollarë.

Grupi vepronte sëbashku duke shfrytëzuar progarmin e Përfitimit të Mirëqënies dhe Shëndetit në NBA duke mashtruar me letra që falsifikoheshin për të përvetësuar miliona dollarë.

Të arrestuarit janë: Terence Uilliams, Alan Anderson, Antoni Alen, Shanon Braun, Uilliam Bunami, Ronald Glen “Big Baby” Davis, Kristofer Dagllas-Roberts, Melvin Eli, Jamario Mun, Darius Miles, Milton Palasio, Ruben Paterson, Edi Robinson, Gregori Smith, Sebastian Telfir, Çarles Uatson, Antoine Rajt dhe Antoni Uroten.

Lajmi ka pushtuar mediat amerikane pasi të 18-të të arrestuarit janë emra shumë të njohur në NBA duke shokuar dhe vetë fansat e tyre. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane 16 prej tyre janë lënë në paraburgim dhe pritet që në ditët në vijim të merret një dënim i plotë për të gjithë grupin.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular