Agime Dushi është një grua nga Shkodra, e cila ka pasur një jetë të vështirë, ku i është dashur që të shiste gjak për të rritur katër fëmijët e saj
Ishte viti 1999 kur bashkëshorti i saj nga Shkodra iu bashku Luftës në Kosovë, edhe pse nuk kishin asnjë familjar apo lidhje gjaku me Kosovën. Atë e shtyu thjesht dashuria që kishte për Kosovën.
Edhe pse gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, i u largua duke e lënë Agimen me fëmijët në shtëpi. Gjatë periudhës 1999-2000 ai është kthyer disa herë në shtëpi dhe Agimja ka shkuar disa herë në Kosovë
Ndërkohë në vitin 2000 kur ajo ishte në Shkodër, ai ra në luftë nga shpërthimi i një mine. Dushi ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi gjithë kalvarin e vuajtjeve të saj për të rritur fëmijët.
Agime e nis rrëfimin e saj që nga dita kur bashkëshorti iku pa i treguar asgjë.
“Nuk ishte i përqendruar te familja. Iku pa treguar. Vjen drejtori i shkollës ku ai punonte roje e thotë se burri ka 3 muaj që nuk ka ardhur në punë. Unë i them se nuk e di, dhe kam marrë vesh se ka ikur në luftë. E kur më pyeti a është shkodran, i them po, por e lidhi humanizmi”, rrëfen ajo.
Nëna e katër fëmijëve shton se kur mori vesh se i shoqi ishte në luftë, hapi në dyqan të vogël me artikuj shkollorë.
“Unë kam jetuar me një ndihmë ekonomike. Me atë jam munduar të rris 4 fëmijët. Askush nuk e ka pritur që bashkëshorti të shkonte në luftë. Kur ka ardhur pas 3 muajsh ka ardhur me një shok të tij, i cili solli disa pjesëtar të familjes që i mbajta pak në shtëpi. Pastaj iku.
Pata shkuar në Kosovë edhe unë. Kur më ndërroi jetë xhaxhai, erdha në Shkodër. E që atë ditë e sot ai nuk është kthyer më. Pastaj më morën në telefon e më thonë se Hasani është shumë i sëmurë, e duhet të vish këtu. Kur i them ma nxjerr në telefon, më thanë jo. E kështu më kanë mbajt disa ditë, derisa më thanë se ka ndërruar jetë”, rrëfen Agime.
E pyetur se sa e vështirë ishte të rriste fëmijët e vetme, Dushi shprehet:
Më pas ajo zbulon se në vitin 2007, vajza e saj është sëmurë nga diabeti dhe pretendon se infermierët e spitalit të Shkodrës nuk i bënë analiza dhe i vendosën serum me sheqer.
“UNË KAM SHITUR GJAKUN E TRUPIT PËR 23 VITE RRESHT. PËR 12 MUAJ KAM DHËNË 6 HERË NË VIT GJAK. NJËHERË MORA VAJZËN ME VETE NË SPITAL E MË RA TË FIKËT DHE VAJZA E KUPTOI SE DIÇKA PO NDODHTE. E KUPTOI SE PO SHISJA GJAKUN PËR NJË KAFSHATË BUKË. FËMIJËT I KISHA TË VEGJËL, FAMILJA IME ISHTE AFËR PO ME GJENDJE TË KEQE EKONOMIKE. EDHE KUNETËRIT MË KANË QËNDRUAR PRANË. KUR BASHKËSHORTI NA LA, VAJZA E MADHE ISHTE 9, TJETRA PA BËRË 6, VAJZA E VOGËL PA BËRË 3 DHE DJALIN E KA LËNË PA ECUR”.
“Vajza kaloi 3 javë në koma dhe për vite me radhë është kujdesur për të, derisa ndërroi jetë në moshën 23 vjeçe”, rrëfen nëna e katër fëmijëve.
Agime më pas shton se tashmë ndodhet në Kosovë, aty ku e kanë ndihmuar shumë dhe i falënderon të gjithë.
“Në shtetin e Kosovës kam shkuar kur kam nxjerrë pasaportën, ata më dolën për zot, por u ktheva në Shkodër se nuk kisha shtëpi. Por tani kam 7 vite që marr pensionin e burrit. Vëllezërit kosovarë më qëndrojnë shumë pranë, tani jetoj këtu në shtëpinë time. Nuk më lënë të vuaj më. Jam shumë e mbrojtur”, tha ajo.