BallinaAktualitet“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e trishtë e shkodranes që...

“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e trishtë e shkodranes që rriti 4 fëmijë vetëm: Burri iku në luftë në Kosovë…

Agime Dushi është një grua nga Shkodra, e cila ka pasur një jetë të vështirë, ku i është dashur që të shiste gjak për të rritur katër fëmijët e saj

Ishte viti 1999 kur bashkëshorti i saj nga Shkodra iu bashku Luftës në Kosovë, edhe pse nuk kishin asnjë familjar apo lidhje gjaku me Kosovën. Atë e shtyu thjesht dashuria që kishte për Kosovën.

Edhe pse gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, i u largua duke e lënë Agimen me fëmijët në shtëpi. Gjatë periudhës 1999-2000 ai është kthyer disa herë në shtëpi dhe Agimja ka shkuar disa herë në Kosovë

“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e

Ndërkohë në vitin 2000 kur ajo ishte në Shkodër, ai ra në luftë nga shpërthimi i një mine. Dushi ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ku tregoi gjithë kalvarin e vuajtjeve të saj për të rritur fëmijët.

Agime e nis rrëfimin e saj që nga dita kur bashkëshorti iku pa i treguar asgjë.

“Nuk ishte i përqendruar te familja. Iku pa treguar. Vjen drejtori i shkollës ku ai punonte roje e thotë se burri ka 3 muaj që nuk ka ardhur në punë. Unë i them se nuk e di, dhe kam marrë vesh se ka ikur në luftë. E kur më pyeti a është shkodran, i them po, por e lidhi humanizmi”, rrëfen ajo.

Nëna e katër fëmijëve shton se kur mori vesh se i shoqi ishte në luftë, hapi në dyqan të vogël me artikuj shkollorë.

“Unë kam jetuar me një ndihmë ekonomike. Me atë jam munduar të rris 4 fëmijët. Askush nuk e ka pritur që bashkëshorti të shkonte në luftë. Kur ka ardhur pas 3 muajsh ka ardhur me një shok të tij, i cili solli disa pjesëtar të familjes që i mbajta pak në shtëpi. Pastaj iku.

Pata shkuar në Kosovë edhe unë. Kur më ndërroi jetë xhaxhai, erdha në Shkodër. E që atë ditë e sot ai nuk është kthyer më. Pastaj më morën në telefon e më thonë se Hasani është shumë i sëmurë, e duhet të vish këtu. Kur i them ma nxjerr në telefon, më thanë jo. E kështu më kanë mbajt disa ditë, derisa më thanë se ka ndërruar jetë”, rrëfen Agime.

“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e

E pyetur se sa e vështirë ishte të rriste fëmijët e vetme, Dushi shprehet:

“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e

Më pas ajo zbulon se në vitin 2007, vajza e saj është sëmurë nga diabeti dhe pretendon se infermierët e spitalit të Shkodrës nuk i bënë analiza dhe i vendosën serum me sheqer.

“UNË KAM SHITUR GJAKUN E TRUPIT PËR 23 VITE RRESHT. PËR 12 MUAJ KAM DHËNË 6 HERË NË VIT GJAK. NJËHERË MORA VAJZËN ME VETE NË SPITAL E MË RA TË FIKËT DHE VAJZA E KUPTOI SE DIÇKA PO NDODHTE. E KUPTOI SE PO SHISJA GJAKUN PËR NJË KAFSHATË BUKË. FËMIJËT I KISHA TË VEGJËL, FAMILJA IME ISHTE AFËR PO ME GJENDJE TË KEQE EKONOMIKE. EDHE KUNETËRIT MË KANË QËNDRUAR PRANË. KUR BASHKËSHORTI NA LA, VAJZA E MADHE ISHTE 9, TJETRA PA BËRË 6, VAJZA E VOGËL PA BËRË 3 DHE DJALIN E KA LËNË PA ECUR”.

“Vajza kaloi 3 javë në koma dhe për vite me radhë është kujdesur për të, derisa ndërroi jetë në moshën 23 vjeçe”, rrëfen nëna e katër fëmijëve.

“Shisja gjakun për kafshatën e gojës”/ Historia e

Agime më pas shton se tashmë ndodhet në Kosovë, aty ku e kanë ndihmuar shumë dhe i falënderon të gjithë.

“Në shtetin e Kosovës kam shkuar kur kam nxjerrë pasaportën, ata më dolën për zot, por u ktheva në Shkodër se nuk kisha shtëpi. Por tani kam 7 vite që marr pensionin e  burrit. Vëllezërit kosovarë më qëndrojnë shumë pranë, tani jetoj këtu në shtëpinë time. Nuk më lënë të vuaj më. Jam shumë e mbrojtur”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular