BallinaKronikeEMRI+VIDEO/Far Uest në mes të Athinës, si u plagos nga policia 35-vjeçari...

EMRI+VIDEO/Far Uest në mes të Athinës, si u plagos nga policia 35-vjeçari nga Saranda

Detaje të reja zbulohen lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në mëngjes në Athinë, ku policia greke plagosi me armë një shtetas shqiptar.

I plagosuri është Klaudio Budo, 35 vjeç, nga fshati Cukë i Sarandës. Në 08.30 të mëngjesit, në rrugën “Leoforo Varis”, Budo vodhi fuoristradën “Peugeot” me targa ITE 7218.

Drejtuesja e mjetit kishte zbritur për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe e kishte lënë makinën ndezur. Budo ka hipur me shpejtësi dhe e ka marrë.

Fakti që pronarja kishte harruar telefonin brenda, e ka tradhtuar të riun. Përmes GPS të telefonit, policia ka zbuluar vendndodhjen e mjetit.

Ai është gjetur disa orë më pas i parkuar në kryqëzimin e rrugeve “Marinis” dhe “Aristotelous”. Policia ka pritur deri sa aty është shfaqur personi që e kishte vjedhur.

Sapo ai e ka ndezur, i është bërë thirrje nga policia, por Budo ka shtuar shpejtësinë dhe ka goditur motorin e policisë, duke plagosur njërin prej efektivëve. Në këtë moment, këta të fundit kane hapur zjarr dy herë me pistoletë, duke plagosur në këmbë autorin.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ambulance, që shoqëruan të plagosurit në spital. Klaudio Budo, i cili u arrestua, rezulton i dënuar më parë në Greqi për “trafik droge” dhe “vjedhje”, si dhe ka një precedent për plagosje me thikë në Sarandë në vitin 2015.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular