BallinaAktualitetNuk ndalen kërcënimet ndaj familjes së Limoz Dizdarit/Banorët dalin me Peticion, dhunohet...

Nuk ndalen kërcënimet ndaj familjes së Limoz Dizdarit/Banorët dalin me Peticion, dhunohet sërish qendra e artit DEA

Dhunohet sërish qendra e Kulturës Dea Art që është në menaxhimin e kompozitorit të njohur Limoz Dizdari në Ksamil. Qendra e vetme kulturore prej vitesh për sulmohet nga njerëzit që synojnë të kërcënojnë familjen Dizdari një prej personaliteteve të fushës së artit dhe dukur një ish-deputet i PS-së.

Sipas informacioneve që ka Gazeta Shqip mësohet se qendra e vetme e kulturës në Ksamil po dhunohet dita ditës dhe autoritetet shtetërore dhe policia po heshtin, nuk ndërmarrin asnjë veprim. Vajzat e familjes Dizdari i janë drejtuar edhe me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, por qeveria nuk ka pasur asnjë reagim.

Më poshtë gjeni rrëfimin e dy vajzave në emisionin Breaking në Top News mbi andrallat në proceset gjyqësore.

Bashkëshortja e kompozitorit Limos Dizdari, Adriana e cilëson mbylljen e qendrës së vetme kulturore të Ksamilit një veprim monstruoz. Ajo tregon njerëzit e pushtetit qëndrojnë tërësisht indiferentë, teksa duhet të dalin në ndihmë.

“Një veprim monstruoz në Qëndrën e Artit DEA. Të larguar për çështje gjyqësore nga Ksamili, ndodhemi në Tiranë. Qendrën e kemi mbyllur si gjithmonë kur largohemi. Na lajmërojnë se disa makina me plot njerëz, zbarkojnë përpara portës me kangjella të qendrës në mënyrë shumë agresive, lidhin me zinxhirë portat në mënyrë që askush të mos hyjë e të mos dalë, dhe më e pa besueshmja, futin në oborr dy qen të mëdhenj dhe të egërsuar. Kjo është e pa besueshme. Ku e marrin guximin këta njerëz? Si mund të qëndrojnë indiferent njerëzit e pushtetit? Hej, ….jemi qytetarë të Shqipërisë, ..e keni detyrë të na dilni në mbrojte…. duhet të thërrasim … ndihmë.. ndihmë? Po sikur të jetë tepër vonë? Çfarë kemi bërë, xhanëm, çfarë, përveç se shpëtuam nga rrënimi i plotë një ngrehinë të shkatërruar 80%. Juve të konfederatës, kushdo qofshi, nuk ju vjen turp, nuk ju vret ndeergjegjia për këtë sjellje kriminale që e iniciuar ju, me veprimet tuaja të fshehta? Turp për ju….”, shkruan ajo.

Ndërkohë që banorët e Ksamilit me anë të një peticioni kërkojnë që shteti të ndërhyjnë me të vetmen qendër kulturore ku fëmijët e tyre.

Peticioni

Qeveria Vendore të ndërgjegjësohet që Qendra e vetme Kulturore e Ksamilit të mos tjetërsohet

Peticioni: Ne u përgjigjemi me ‘jo’ kërcënimeve, që nuk i lejojnë fëmijët tanë të edukohen dhe të formohen në këtë çerdhe arti

Ksamil, 7 Tetor 2021

Letër e hapur, drejtuar:

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
Presidentit të Republikës;
Kryeministrit të Republikës;
Ministres të Arsimit dhe Sportit;
Ministres së Kulturës.

Unë, kompozitori Limoz Dizdari dhe pianistja Adriana Dizdari, banues në qytezën e Ksamilit (Sarandë), me aktivitet kulturor e artistik prej 23 vitesh në Qendrën Kulturore dhe Artistike DEA të kësaj qyteze, bashkangjitur po u dërgojmë PETICIONIN e banorëve të kësaj qyteze dhe të rrethinave të saj, lidhur me kundërshtimin e vendosur të tyre, për mos  tjetërsimin e Qendrës Artistike e Kulturore DEA. Ju, të nderuar Përfaqësues të gjithë popullit shqiptar dhe ju drejtues të lartë të kësaj Republike, a jeni në të njëjtin mendim me kërkesat e banorëve të kësaj qyteze e të rrethinave të saj, si dhe të ne, drejtuesve të kësaj Qendre Kulturore e Artistike, (njëkohësisht mësues e pedagogë, bibliotekarë dhe edukatorë), kërkesë që synon në favor të formimit qytetar, kulturor e artistik të fëmijëve të këtyre banorëve të përhershëm, e në mënyrë më të posaçme, të respektimit të dinjitetit të tyre? Ju lutemi, kini mirësinë të ndërhyni për respektimin e ligjit e të interesave të këtij komuniteti, të cilit i jemi përkushtuar këto tri dekada. Me bindjen se edhe ju nuk do të lejoni eleminimin e kësaj Qendre të vetme Kulturore e Artistike, (njëkohësisht dhe bibliotekë), nga 2262 Shtëpi e Vatra Kulture që ka pas Shqipëria në të gjitha fshatrat dhe qytezat e vendit deri në vitin 1990 (Shihni “Vjetari Statistikor i R.P.S.Shqipërisë”, 1988, f.161), nëse e ndjeni veten përfaqësues të këtij populli të pakët që ka mbetur ende në Republikën e Shqipërisë.

 

Limoz Dizdari                         Adriana Dizdari

 

PETICION

JO!

Qendra e Artit “DEA” është një subjekt me vlera kulturore tashmë të padiskutueshme. Unë si qytetar në këtë qendër mundem të edukoj fëmijët e mi dhe t’i aktivizoj në aktivitete të shumta që organizonte qendra “DEA” brenda qytetit dhe jashtë shtetit. Dua të ndërgjegjësoj Qeverinë Vendore, që kjo Qendër duhet të jetë dhe të vazhdojë misionin e saj.  Qendra DEA është vepër e familjes DIZDARI, pasi u gjet plotësisht e shkatërruar. Që nga dita e inaugurimit ajo ka nxjerrë qindra nxënës të edukuar me vlera muzikore dhe pianistë që performojnë brenda dhe jashtë vendit. Dhe, pikërisht këtë fidanishte të vetme në tërë Shqipërinë, sot duan ta tjetërsojnë . . . . . (!) Ne u përgjigjemi me JO! të madhe, dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrë. Ne u përgjigjemi me JO!, kërcënimeve, që nuk i lejojnë fëmijët tanë të edukohen dhe të formohen në këtë çerdhe arti./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular