BallinaAktualitetFOTO/Po kërcente mbi krevat, 3-vjeçari bie nga dritarja e katit të 4-t...

FOTO/Po kërcente mbi krevat, 3-vjeçari bie nga dritarja e katit të 4-t dhe vdes në vend

Një djalë tre vjeçar i cili kishte kërcyer mbi krevatin e tezes së tij u rrëzua dhe vdiq pasi ra katër kate poshtë.

Fëmija, i identifikuar nga policia si Daniel Galeas, do të festonte ditëlindjen e tij të katërt të hënën. Sipas policisë në NewYork kur mjekët shkuan në vendngjarje e panë fëmijën të shtrirë në tokë, por sapo mbërriti në spital u shpall i vdekur.

Gjyshja e fëmijës, Maria Rivera tha se Daniel ishte nën kujdesin e tezes së tij 28-vjeçare, ndërsa nëna e tij punonte në Bronx. Në kohën që ndodhi ngjarja e rëndë në apartament ndodheshine dhe vëllezërit dhe motrat e Danielit.

Është e paqartë nëse dikush ishte i pranishëm në dhomën e gjumit kur fëmija ra. Gjyshja e djalit tha se ajo mori një telefonatë nga vajza e saj, tezja e Danielit, duke thënë se ajo mendonte se diçka e keqe kishte ndodhur me nipin e saj kur ajo nuk e pa atë rreth banesës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular