BallinaAktualitetFOTOT/Moderatorja Dojna Mema zbulon publikisht numrin e të dashurve që ka pasur...

FOTOT/Moderatorja Dojna Mema zbulon publikisht numrin e të dashurve që ka pasur deri më tani!

Moderatorja Dojna Mema prej më shumë se tre vitesh është në një lidhje dashurie me këngëtarin Vlashent Sata. Që pasi e bënë publike romancën e tyre, dyshja nuk i ka kursyer pozat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, Mema ishte e ftuar tek “Goca dhe Gra”, ku zbuloi për herë të parë publikisht se sa partnerë ka pasur në jetë deri më tani. Moderatorja u shpreh se nuk ka pasur shumë lidhje, por ato kanë qenë të gjata.

Unë jam një ndër ato vajza që pa zgjedhjen time vij nga lidhje shumë të gjata. Gjithmonë thosha pasi përfundonte një lidhje ‘tani ky është momenti im që të gëzoj pak jetën edhe të jem me një të dashur që nuk do rri gjatë’, por përfundoja gjithmonë në lidhje shumë të gjata. Unë jam tek i treti. I treti, i vërteti besoj”,- tha Mema.

E pyetur se si do të reagonte nëse Vlashenti do të vendoste të futej në “Big Brother VIP”, Dojna tha:

E vështirë të isha e paanshme (referuar faktit që Mema do të moderojë Fan Club të Big Brother). Në mënyrën si do intervistoja nuk do bëja dallim, por tifo sigurisht që do bëja për Vlashentin. Vlashentit nuk i pushon goja një sekondë. Është natyrë kurioze që do donte të dinte gjithçka rreth njerëzve.

Nuk do ta kisha problem, sepse ne e kemi jetuar një raport në distancë. Domethënë raporti ynë ka nisur në distancë duke qenë se Vlashenti edhe sot e kësaj dite është në Paris. Një pjesë të kohës është në Shqipëri, kështu që unë jam mësuar me distancën”.

Por nëse do ta shihte partnerin e saj me një tjetër, Dojna tha:

Ua, do futesha brenda. Unë ‘rastësisht’ do futesha në atë shtëpi. Se e di nga futesh. Do futesha me leje, pa leje… Do e hiqja atë nga ‘Big Brother’. Unë jam shumë instinktive”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular