BallinaKryesore6 muaj pas zgjedhjeve, Juri Kim kërkon hetime për patronazhistët e PS

6 muaj pas zgjedhjeve, Juri Kim kërkon hetime për patronazhistët e PS

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka bërë apel autoriteteve të veprojnë sipas rekomandimeve të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Duke shpërndarë në Twitter statusin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi rekomandimin e katërt të OSBE/ODIHR, Kim shkruan se është e drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme.

“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm – pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme – është themelore për demokracinë”- shkruan ambasadorja Yuri Kim në Tëitter.

Mesazhi i Juri Kim vjen 6 muaj pas zgjedhjeve të 25 Prillit, kur më shumë se 9 mijë patronazhistë u përdorën për t’u bërë presion qytetarëve mbi votën në këmbim të shërbimeve shtetërore. Para zgjedhjeve, ambasada amerikane heshti, edhe kur Arben Kraja i SPAK i orientoi hetimet drejt redaksisë së Lapsi.al, për të shmangur kontrollin e kompjuterave të Partisë Socialiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular