BallinaKronikeSherri nisi të premten mes 2 zyshave, njëra solli 7 persona me...

Sherri nisi të premten mes 2 zyshave, njëra solli 7 persona me armë te dera e shkollës

Është hedhur dritë mbi atë që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës “Çajupi” në Tiranë, ku u pa një sherr masiv mes disa personave.

Ngjarjen e rrëfeu një kolege e dy mësueseve që u përfshië në sherr. Zënka ka ndodhur mes mësueses së Letërsisë dhe asaj të Historisë.

Debati mes tyre kishte nisur që ditën e premte për arsye banale. Kaq mjaftoi që mësuesja e Letërsisë të vinte në shkollë sot me 7 familjarë të saj.

Sipas rrëfimit, ata ishin të armatosur dhe nuk kishin lënë mësuesen e historisë që të futej në shkollë. Nën kërcënimin e armëve ata i kërkuan që të sillte familjarët për sqarim.

Siç tregon News24, një familjar i mësueses që po kërcënohej kishte kaluar aty rastësisht ndërsa ishte përballur me skenën. Pasi kishin shkëmbyer disa debate verbale, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, apo dhe karrigeve, ndërkohë që i plagosur ka mbetur familjari i shtetases me inicialet D.T., 32-vjeçari me inicialet E. K.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular