BallinaKryesoreVjena, kur prokurorët të tundin leqet e këmbëve pushtetit kemi drejtësi

Vjena, kur prokurorët të tundin leqet e këmbëve pushtetit kemi drejtësi

Nga Basir Çollaku

Ç’prokurorë, ç’zyrtarë, ç’pushtetarë, ç’politikanë, ç’funksionarë ç’publikë, ç’diplomatë komedianë, të pangjashëm me askund tjetër, në një pellg hajdutërie e makutërie lebetitës, duke këmbëshkelur ligjin, pa pikën e frikës.

Ngjarjet e drejtësisë në vendin tonë janë më shumë telenovela. Ka dy shembuj krahasues për nga sjellja institucionale, rrëfuese se ku jemi dhe ku na gënjen mendja të shkojmë.

Vjenë-Tiranë ose ndryshe Sebastian Kurz në Austri, hetimi ndaj tij, partisë që drejtonte, dhe James Bond në Shqpëri, një krekosje kostumesh luksi për të parë si premireën e një filmi.

Në Vjenë

Hetuesit ausriakë austriakë kanë trokitur në zyrat e kancelarit Sebastian Kurz dhe të partisë së tij. Sipas mediave u kontrolluan edhe zyrat e zëdhënësit të Kurzit, të të ngarkuarit për media dhe të një këshilltari politik duke konfiskuar edhe telefonat e këtyre personave. Akuza pretendon për ryshfet, anketa të manipuluara dhe mashtrim, para publike për përfitime elektorale.

Në Tiranë

Kryebashkiku i Tiranës dhe Ambasadori britanik Alastair King-Smith kishin të ftuar të shumtë në një shkujdesje arti, por në vetvetë tej dijenisë së diplomatit të ri anglez të sapoardhur ka pjesë cinike në tubimin e aktorëve të pranishëm. Zyrtarët tanë të rendit qejfplotë në këtë parade, kanë një dyzinë telashesh para tufëzimit ku u mblodhën.

Erion Veliaj shfrytëzuesi i propogandës ekstreme për të manipluar dhe përdorur çdo ngjarje ku ai gjendet përfitues, pasi ka vënë në radhë njerëzit e drejtësisë, ka nisur sheqerosjen e tij të zakonshme duke thënë se :

“Kemi kaluar një situatë shumë të vështirë me 2 tërmetet, me pandeminë, por tani është koha që të rihapemi, është koha të festojmë, të njohim miqtë, të fillojmë nga e para dhe është koha të ringrihemi. Me këtë aktivitet të parë, jo vetëm bëjmë prezantimin e ambasadorit të ri britanik në Tiranë, por fillojmë edhe një stinë aktivitetesh, që vetëm fillimin e ka te filmi i sotëm,”.

Ndërsa ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith tha:

“Po e nisim me një nga filmat më të mirë që përfaqëson kulturën britanike, në mënyrë që të afrojmë sa më shumë Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Kjo jo vetëm në rangun e qeverive, por gjithashtu edhe bashkimin e njerëzve. Ndaj, do të shohim mënyrat për të ndërtuar marrëdhënie të përbashkëta më të forta dhe më të ngushta mes dy vendeve,”.

Ambasadori britanik është në detyrën e tij të matur e kujdeshme në qëndrim. Në kulmin e pritshmërive për një reagim radikal të drejtësisë, ne shohm drejtues institucionesh kurrizpërkulur ndaj pushtetit, përfaqësuar shëmtuar, nga njëri prej tyre, vendi i të clit duhej të ishte i pandehur.

Gjendeshin në këtë dasëm kinemaje sgurisht ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i brendshëm Beldi Çuçi, kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, i sapozgjedhuri Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, kryeprokurori Olsian Çela u fotografuan krah kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama dhe shumë personave të tjerë publikë.

Arben Kraja ka së paku disa dosje në ngarkim të Erion Veliajt, njëra si pjesë e dosjes antimafias Italiane me hetime për filialin në Tiranë të “Ndrangheta” ku përgjimet zbuluan njerëzit afër kryebashkiakut dhënës të lejeve të ndërtimit e mjaft punëve të tjera të rehatshme për organizatën kriminale. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, Ministri i Brendshëm Çuçi, kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben kraja dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, e dinë se po për këtë organizatë kanë tendera edhe në drejtorinë  e policisë, nga pjesë të kësaj dosje të regjistruar në janar të këtij vitit në SPAK, procedim penal nr 17.  Veliaj është pjesë edhe në superdosjen qindramilionë dolarëshe po të kësaj prokurorie për inceneratorët. Të atyrë inceneratorëve ku gjysma e kompoanisë ‘Eco Tirana’ është në pranga në Verona nga antimafia nga bashkëpunimi me ‘Ndrangheta’-n.

Pyetja më e kollajtë është

Cili nga këta drejtues të instiucioneve të drejtësisë apo vartësit e tyre, do të shkojnë të bastisin, kontrollojnë zyrat e Edi Ramës dhe Gledis Nanos për llogari të hetimeve ndaj Ardi Veliut,  Erion Velijat, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Ilir Beqajt, Taulant Ballës, e shumë kryebashkiakëve apo zyrtarëve të tjerë?

Përse konkretisht?

Edi Rama, është pjesë e dosjes ‘184’, e shpartalluar nga Krimet e Rënda dje, SPAK sot. Rezulton në përgjime në bisedën me drejtuesin e fushatës në Dibër duke dhënë porositë e asaj masakre elektorale. Asgjë. Asnjë hetues, prokuror, nga shumë prej atyre që e kanë pasur nëpër duar dosjen, asnjë gërmë llogarie nuk kanë kërkuar. Gjendet sigurisht edhe si lejedhënës për shumëkatëshet, pasi ato kalojnë në Këshillin e Territorit, ku Rama është kryetar e firmëtar. Asnjë sekond Kraja dhe vartësit e tij nuk u ka vajtur ndërmend ta thërasin dhe pyesin. Natyrisht tenderat sekretë, koncensionet dhe një mijë paudhësi të tjera, janë arsye të pafundme që Arben Kraja dhe vartësit e tij, të kishin mbëritur me kohë në zyrën, madje edhe banesën e Edi Ramës.

Erion Veliaj

Janë dosjet plot. Aty në SPAK. Kraja i di më mirë nga të gjithë ne. Nga vrasja e Ardit Gjoklajt, inceneratorët, Ndrangheta, leje ndërtimi të mbi 40 përqind të kompanive pa të ardhura e mundësi investimesh, pa kredimarrje në banka, por me dyshime serioze edhe sipas raporteve ndërkombëtare për pastrim parash.

Ard Veliut

Sepse njëlloj dosjet e antimafies kanë zgjatime e dyshime të shumta. tender fitues për drejtorinë e policisë në furnizim me gaz nga një subjekt në hetim për lidhje me organizata mafioze italiane. të tjerat janë një listë e gjatë. Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj, Balluku, Sajmir Tahiri, Kajmaku, Çyrbja, Raja, Balla, kryebashkiakë të tjera janë një listë që zgjatet me metra.

Pyetja pa përgjigje është? A kemi ne prokurorë që tia çojnë shurrën çdo zyrtari, qeveritari, ish qeveritari, deputetit, politikani?

Natyrisht nuk kemi një të tillë, apo disa të tillë, për sa kohë lidhjet e grueve kriminale, mbërrijnë në zyra shtetërore dhe emërojnë kë ju do qejfi nga organizatat e tyre. Shfaqja e përulur në këtë zifet kinemaje të prokurorëve e drejtueve të policisë, nuk është një mirësjellje ndaj ftesës diplomaike, se a një servilizëm ndaj të pandehurit kandidat Veliaj, me zgjatime në disa institucione të drejtësisë duke përfshirë edhe vettingun. Një përpjekje ndoshta për t’i bërë pak karshillëk shefit të tij Edi Rama.

A kemi ne Prokurorë të pavarur e drejtues policie të tillë, të cilët nuk bëjnë shaka pa kripë, ashtu siç ndodhi me OFL e famshme ku u harxhuan miliona dollarë dhe inventari ishte 7 makina për scrap?

Nëse do i kshim pasur nuk do të kishim sot një prokuror të përgjithshëm të dënuar, ndërsa politikanë të pandëshkaur. Nëse do të kshim pasur nuk do të reshtoheshin te dera si të pagojë me këdo ambasador u shkon te dera dhe i nxjerr në foto duke u zgërdhirë. Jo ata duhet të zgërdhinin me kod penal këdo shtetar që tallet, harbon e masakron paratë e pronën publike. Ky është misioni i tyre. natyrisht nuk është e lehtë. Ata jetojnë në këtë vend, kanë familje e të afërm këtu edhe janë të ekspozuar ndaj rriskut e rezikut. Por kanë pranuar. Janë profesionistë, nëse merr privilegjet përballu me detyrimet. Në të kundërt bëj një detyrë tjetër.

Reforma në drejtësi ishte eksperimenti i shëmtuar të cilin BE e ndaloi të bëhej në Maqedoni dhe Kosovë, kur panë katrahurën në Shqipëri. Në gjithë tërësinë e saj duke përfshirë dhe ndërkombëtarët që gjetën parajsën 3D në Tiranë me reformën.

Vjena dhe një model se si prokurorët në Tiranë munden të tundin leqet e këmbëve nga kryeminsitri e kushdo tjetër zyrtarë e politikan nëse nuk veprojnë kështu, çdo përpjekje për të shkuar në BE është një gaz i zhurmshëm me rigon.

Përgjigja austriake na mëson se kur prokuroria t’i çojë shurrën nga frika çdo hajduti në zyrat publike atëherë jemi inegruar kudo. Në të kundërt është një dakordësi për të vjedhur të gjithë dhe për të rënë viktimë ndonjë shitës lakrash.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular