Një sherr me thika në Vlorë, ka përfundur me dy të plagosur mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, Jetnor Hoxha dhe Kujtim Saliaj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe kanë përfundur të dy në spital të plagosur
Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti.
“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë
Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./G