BallinaKronikeEMRAT/Përleshje me thika në Vlorë, dy persona bëjnë njëri-tjetrin për spital

EMRAT/Përleshje me thika në Vlorë, dy persona bëjnë njëri-tjetrin për spital

Një sherr me thika në Vlorë, ka përfundur me dy të plagosur mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, Jetnor Hoxha dhe Kujtim Saliaj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, dhe kanë përfundur të dy në spital të plagosur

Policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç  të dy banues në Vlorë

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./G

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular