BallinaKryesore“Të urojmë pleqëri të mbarë”/Demokrati nga Kukësi “shkrin” së qeshuri Berishën: Mos...

“Të urojmë pleqëri të mbarë”/Demokrati nga Kukësi “shkrin” së qeshuri Berishën: Mos u frikëso që je 77 vjeç…

Gjatë foltores së Sali Berishës me demokratët në Kukës, nuk kanë munguar as batutat e qytetarëve. Një prej tyre, teksa foli me superlativa për ish-kryeministrin, në fund i uroi atij pleqëri të mbarë. Ai i tha Sali Berishës që të mos frikësohet për moshën, pasi Joe Biden është më i madh se ai.

Qytetari: Je i votuar edhe nga fëmija 2 vjeçar. Ne të falënderojmë, të urojmë pleqëri të mbarë. Ti mos u frikëso se je 76 vjec.

Berisha:  77

Qytetari: Doja te ta ulja nje vit. Joe Biden është 88, i thonë 11 vjet je prapa Joe Bidenit. Ti shëndetin e ke, forcën e ke, mendjen e ke dhe ne kemi shpresën e madhe tek ty.

Berisha: Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. E ka kapur një frikë e tmerrshme nga ju. Merr vendime nga zyra nga frika. Së fundi tha përjashtova edhe Flamur Nokën. Dy gjëra do u them, në mënyrë absolute, asnjë prej jush, as unë dhe as kërkush nga ju, nuk i ka faj për frikën që i ka hyrë. E ka vetë. Vetë është peng, i pashpresë. Është edhe peng edhe i pashpresë. Nuk kërkohet besë tek besëthyeri. A mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga burrat dhe gratë e shtëpisë. Ai duhet të ikë sa më pa

“Rama nuk meriton as 8 ditë të qeverisë”/ Sali Berisha sulmon nga Kukësi kryeministrin: Edvin, ndiqe mirë këtë foltore, kjo është çështje burrash dhe jo pengjesh

Sali Berisha nga foltorja e Kukësit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai nuk meriton as 8 ditë të qeverisë.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit që të ndjekë foltoren e Kukësit, pasi siç u shpreh ai, kjo është çështje burrash dhe jo pengjesh.Sali Berisha u shpreh se Rama në këto 8 vite e ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Ballkanit dhe Evropes.

“Në emrin tuaj do ti them: Edvin ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, punë burrash dhe grash të mira dhe jo punë pengjesh.

Sot ne mblidhemi në këtë foltore për të diskutuar së bashku për të vendosur së bashku që ti rikthejmë PD shpirtin e saj të lirisë, votën. Ti rikthejmë asaj forcën e atdheut, ti rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan shumë për të përmbysur komunizmin.

Mblidhem në një moment kritik për vendin, në një kohë kur një njeri, i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e dytë më të korruptuar të Evropës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e mjerimit. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë.

Që nga Enver Hoxha deri më sot, shqiptaret nuk kanë pasur një kryeministër me antinjerëzor se Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se e ka nisur këtë mandat si vasal të Beogradit. Teksa iu referua Ballkanit të Hapur, Berisha u shpreh se kjo nismë është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

“Megjithatë ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit, të cilin e udhëheq Gjermania ndoqi nismën e Beogradit, Ballkanin e Hapur që e udhëheq padroni i tij Vuçiç. Edi Rama, nisma e Beogradit është vasalitet për Shqipërinë, është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

Kohërat janë kritike, kohërat janë vendimtare. Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Mandat nuk gëzon ti, që ke vjedhur me qindra miliona, mandatin nuk e gëzon dot ti sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Mandatin nuk e gëzon dot, sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu për të terrorizuar shqiptarët. Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Po pse e dha?

Sepse u akuzua se kishte dhënë para për të blerë qëndrime pozitive. Para mund të ketë dhënë, por jo më shumë se Edi Rama. Këto Edvin nuk ti fal ty, të jesh i bindur dhe mos luaj me burrat, sepse këto janë punë burrash dhe jo pengjesh”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular