BallinaAktualitetAnila Hoxha zbulon fenomenin në Tiranë: Gratë shfrytëzohen nga krimi për shpërndarjen...

Anila Hoxha zbulon fenomenin në Tiranë: Gratë shfrytëzohen nga krimi për shpërndarjen e kokainës

Gazetarja Anila Hoxha, deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top News se shfrytëzimi i grave për shpërndarjen e lëndëve narkotike është kthyer në një fenomen shqetësues në Tiranë.

Sipas Hoxhës, gratë shpesh janë edhe konsumuese, kryesisht të kokainës

“Para disa viteve patëm një rast ku një grua e moshuar tek Vilat Gjermane, e cila transportonte drogë. Në fakt ajo tha se nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë dhe se shtyhej nga i biri.

Tani vonë, edhe një çift u zbulua se shpërndante droge. Shfrytëzimi i grave dhe vajzave në fushën e shpërndarjes dhe konsumimit, kryesisht të kokainës, është bërë fenomen shqetësues në Tiranë”, tha Anila Hoxha në Top News.

Gazetarja tha se një tjetër fenomen shqetësues është kultivimi dhe konsumimi i kanabisit tek të miturit, të cilët shpesh po kthehen në autorë të veprave penale.

“Lidhur me 100 ditëshin e policisë, është diçka që e ka kërkuar kryeministri Edi Rama. Unë mbajta një kalendar, duke dokumentuar ngjarjet kriminale apo edhe ato për motive të dobëta. Kultivimi i kanabisit po krijon plagë të mëdha në shoqëri. Ajo çfarë po ndodh me të miturit, është alarmante. Shumë nga të miturit po kthehen në autorë të veprave penale”, tha Anila Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular