BallinaKryesoreAlbin Kurti flet për “Open Balkan”: S’janë të sigurta iniciativat që nuk...

Albin Kurti flet për “Open Balkan”: S’janë të sigurta iniciativat që nuk përfshijnë Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup është ka folur edhe për iniciativën “Open Balkan”, për të cilën ka thënë se nuk kanë diskutuar në këtë samit, por siç theksoi ai beson në Procesin e Berlinit.Kurti theksoi se nuk u përket grupit të politikanëve që besojnë ne vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit.

Sipas Kurtit iniciativat ku nuk është i përfshirë Bashkimi Evropian nuk janë të sigurta, të qëndrueshme e as të dobishme.

“Nuk e kemi konsideruar këtë temë. Ne besojmë në Procesin e Berlinit dhe në tregun e përbashkët rajonal që është pjesë e Procesit të Berlinit. Mendojmë se iniciativa të cilat nuk e kanë Bashkimin Evropian brenda, nuk mund të jenë të sigurta, të qëndrueshme dhe të dobishme. Prandaj, më shumë e theksojmë nevojën e bashkëpunimit bilateral brenda procesit të Berlinit. Në anën tjetër edhe si orientim politik, edhe si ndjeshmëri kulturore, unë nuk ju përkas atyre politikanëve të cilët besojnë në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit”, theksoi kryeministri Kurti para medieve në Shkup, raporton Telegrafi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular