BallinaAktualitet“Për personat e shpallur non grata nuk ka negociata dhe ndërmjetës”- Yuri...

“Për personat e shpallur non grata nuk ka negociata dhe ndërmjetës”- Yuri Kim: Faktet janë të pamohueshme, Biden e ka bërë të qartë se…

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka sqaruar përmes një postimi në “Twitter” mënyrën se si DASH merr vendimet për shpalljen “non grata” të personave të caktuar.

Ndërsa publikon Memorandumin kundër Korrupsionit, diplomatja thekson se për personat e shpallur “non grata” nuk negociohet dhe askush nuk duhet të pretendojë se mund të ketë qenë “ndërmjetës”.

7031 (c) Përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar (non grata) mund të fajësojnë për komplote, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se Amerika do të kërkojë llogari për ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Yuri Kim.

Deklarata e Yuri Kim vjen ndërohë që në media është përfolur se një deputet i PD-së ka ndërmjetësuar për shpëtimin e Sali Berishës nga shpallja “non grata” nga DASH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular