BallinaAktualitetE rëndë në Qerret të Kavajës! 4 persona gjenden të pajetë në...

E rëndë në Qerret të Kavajës! 4 persona gjenden të pajetë në një sauna. Konfmohen se janë turistë rusë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hoteln me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Mësohet nga burimet, se ata jane turistë ruse, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike

4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrollin në hotel dhe kanë gjetur 4 turistët të vdekur në sauna.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular