BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Vdes nga Covid gazetari i njohur televiziv

EMRI+FOTO/Vdes nga Covid gazetari i njohur televiziv

Në rrjetet sociale po qarkullon një njoftim se ka humbur jetën gazetari i njohur Artjan Tepelena

Tepelena është një gazetar i njohur dhe se prej vitesh ka pasur punuar në disa media vizive.

Ai ka punuar në Radio Televizionin Shqiptar dhe më pas drejtor në televizionin SCAN, duke drejtuar dhe emisionin Memorie.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit de Mirës. Të prehesh i qetë përjetë”, shkruan Denda Drogu-Daja në Facebook.

Ndërsa mësohet se ai vuante nga Covid dhe kishte prej dy muajsh komplikacione. 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.

Vdes nga Covid gazetari i njohur televiziv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular