BallinaKryesoreSerbët mblidhen para ambasadës shqiptare në Beograd: Kosova është zemra e Serbisë

Serbët mblidhen para ambasadës shqiptare në Beograd: Kosova është zemra e Serbisë

Një grup protestuesish, pjesë e të djathtës ekstreme në Serbi, kanë protestuar përpara  para ambasadës së SHBA dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste.

Siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona.

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit tutje bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen nesër në Kosovë. Përveç këngëve për Kosovën, ata shpërthyen në fjalë fyese për shqiptarët.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular