BallinaKryesoreKosova sot voton, qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe...

Kosova sot voton, qytetarët zgjedhin kryetarët e rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve

Qytetarët e Kosovës do u drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal. Sot votohet për zgjedhjen e asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave. Qendrat e votimit hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00,

Në këto zgjedhje janë  166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 burra dhe 14 gra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 burra dhe 1,937 gra. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues. Ndërkohë, kësaj here, të drejtën e votës për herë të parë mund ta shfrytëzojnë 41,012 persona.

Në të gjithë vendin janë  883  qendra votimi.

Rregullat që janë vendosur

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kërkuar partive politike që të zbatojnë këtë masë. Por kjo nuk do të  jetë e vlefshme për qytetarët.

Këto të fundit do të duhet të kenë maska dhe të ruajnë distancën fizike.

Atyre nuk do t’u kërkohet dëshmia se janë vaksinuar apo testet për COVID-19. Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular