BallinaKryesore“Rendi dhe siguria në nivel alarmant”/Ervin Salianji: Ngjarjet kriminale janë kthyer në...

“Rendi dhe siguria në nivel alarmant”/Ervin Salianji: Ngjarjet kriminale janë kthyer në normalitet! Kontrollin e territorit e ka në zotërim mafia dhe jo qeveria

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për situatën e rendit në vend, që sipas tij është në nivele alarmante. Me anë të një statusi në Facebook, Salianji shkruan se ngjarjet kriminale, si vrasje, trafik droge apo konflikte të tjera janë kthyer në normalitet.

Sipas tij ‘bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria’.

Vrasjet e stilit mafioz, apo krime të tjera-shprehet deputeti-janë kthyer në normalitet.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Vrasjet e stilit mafioz, trafiku i drogës, emigrantët e paligjshëm, dhuna e përditshme, konfliktet me armë dhe përplasjet e bandave për kontrollin kriminal të territorit janë kthyer në normalitet të kobshëm.

Rrallë ka ditë  pa mungesa të ngjarjeve të rënda kriminale, aq sa lajm përben mungesa e ngjarjeve tashmë!

Bashkëpunimi me krimin dhe bandat për të siguruar vota për rilindjen po jep efektet qartë në kontrollin e territorit që e ka mafia në zotërim dhe jo qeveria! Rendi dhe siguria publike në nivel alarmant, pasiguria, frika dhe ankthi mbizotëron!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular