BallinaKryesoreSpektakël, 9 gola dhe polemika, Vllaznia zot në “Loro Boriçi”

Spektakël, 9 gola dhe polemika, Vllaznia zot në “Loro Boriçi”

Spektakël, raste pa fund, VAR, penallti, polemika dhe plot 9 gola në Vllaznia-Dinamo, një nga sfidat që i mungonte prej vitesh elitës së futbollit shqiptar dhe që përmbushi e tejkaloi plotësisht pritshmëritë e publikut në “Loro Boriçi” dhe atij para ekranit të Supersport.

Festojnë shkodranët, që me përjashtim të një vendosjeje të gabuar në minutat e pra, u shfaqën dominues, duke përmbysur dhe shënuar gjithmonë që Dinamo kërkonte të rihapte takimin, teksa protagonist absolut ishte padyshim Liridon Latifi me tre asiste, ashtu si Aralica me dy gola dhe Jonuzi me një perlë nga distanca.

Nga ana tjetër Dinamo vuajti shumë, veçanërisht në krahun e djathtë të mbrojtjes, që ishte një autostradë për shkodranët dhe pavarësisht përpjekjeve, në fund u detyrua të largohet kokë-ulur nga “Loro Boriçi” dhe të provojë shijen e humbjes së parë sezonale në kampionat.

Pas këtij suksesi shkodranët ngjiten në vendin e dytë me 9 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Dinamo mbetet në vendine 6 me po kaq pikë në 5 javët e para të kampionatit./SuperSport

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular