BallinaKronikeArrestohen 3 policë në Tiranë. Ja akuzat për to....Shoqërohen dhe pronarë lokalesh

Arrestohen 3 policë në Tiranë. Ja akuzat për to….Shoqërohen dhe pronarë lokalesh

3 efektivë policie të komisariatit nr 1 në Tiranë janë arrestuar mbrëmjen e sotme si të dyshuar për shpërdorim detyre. Një i 4  është lënë në arrest shtëpie.

“Arrest në burg” është dhënë për Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1,.  Kurse me “arrest në shtëpi” është lënë Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Burime për ABC bëjnë me dije se efektivët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë lejuar disa lokale të qëndrojnë hapur edhe pas orës policore. Ata kanë qenë prej disa muajsh nën vëzhgim pasi nuk kontrollonin mjetet qe dyshoheshin se trafikonin klandestinë. Teksa mbaheshin nën vëzhgim ka rezultuar që efektivët lejonin të qëndrojnë hapur edhe disa lokale jashtë orës policore.

Të shoqëruar janë edhe disa pronarë lokalesh. Aksioni është shtrirë në disa qytete dhe hetimet për trafikun e klandestinëve kanë nxjerrë në pah përfshirjen e uniformave blu në këtë aktivitet kriminal. Si pasojë janë pezulluar nga detyra edhe 6 punonjes policie në Korçë, mes tyre dhe dy shefa, ndërsa janë dërguar pas hekurave 3 punonjës të Komisariatit numër 1 në Tiranë. Operacioni pritet të sjellë arrestime të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular