BallinaKronikeTetë policë të arrestuar dhe gjashtë të pezulluar brenda ditës

Tetë policë të arrestuar dhe gjashtë të pezulluar brenda ditës

Ditën e sotme janë arrestuar tetë efektivë policie në Tiranë dhe në Lezhë, ndërsa gjashtë të tjerë, mes tyre dy shefa janë pezulluar në Korçë.

Në një operacion anti-drogë në Lezhë SPAK lëshoi 20 urdhër arreste, mes tyre 5 policë. Burime për “ABC” bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 9 persona dhe po punohet për kapjen e 11 të tjerëv

Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.

Forcat operacionale kanë kryer disa kontrolle dhe në qytetet e Durrësit, Rrëshenit dhe Pukës për arrestimin e personave të dyshuar.

Ndërkohë që një hetim i prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA-në çoi pas hekurave tre policë në Tiranë, ndërsa një efektive u la nga gjykata në arrest shtëpie

Në kuadër të së njëjtës dosje në Korçë u pezulluan gjashtë efektivë mes tyre dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë.

Prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve dhe përgjimeve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm.

Të pezulluar nga detyra

  1. Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
  2. Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
  3. Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
  4. Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  5. Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  6. Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

Të arrestuar

  1. Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  2. Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  3. Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arrest shtëpie

  1. Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular