BallinaKryesoreBardhi: Drejtësia i di politikanët e lidhur me krimin, po nuk vepron

Bardhi: Drejtësia i di politikanët e lidhur me krimin, po nuk vepron

Partia Demokratike deklaron se institucionet e drejtësisë dhe Policia e Shtetit i njohin politikanët e lidhur me krimin e organizuar, por nuk veprojnë.

“Organet ligjzbatuese shqiptare disponojnë të dhëna të plota për politikanë që kapen në përgjime, telefonata me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar”, tha ai gjatë një interviste për emisionin Opinion.

Sekretari i Përgjithshëm i PD vijoi duke shtuar se institucionet nuk veprojnë pasi shkëmbejnë favore me politikanët në fjalë.

“Politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminelë. Nuk dënohen. Kjo mburojë politike bëhet për shkak të shkëmbimit të favoreve. Kriminelët pasurohen duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen nga kriminielët për të fituar zgjedhjet”, vijoi ai.

Para kësaj interviste, Bardhi postoi në rrjetet sociale një video, ku pyeteshin qytetarët nëse ishin pro, apo kundër vettingut në politikë. Sipas përgjigjeve të dhëna në videon e publikuar nga PD, qytetarët mbështesin masivisht këtë proces.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular