BallinaKryesoreFredinant Xhaferaj: Foltorja e Berishës për llogari personale, na fut në tunel...

Fredinant Xhaferaj: Foltorja e Berishës për llogari personale, na fut në tunel të errët dhe dëmton PD-në

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në emisionin Breaking duke analizuar përplasjet brenda Partisë Demokratike e cilësoi si të dëmshme foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke deklaruar se ajo e dëmton PD-në dhe e pengon rikthimin e saj në pushtet

“Në këtë konceptim lëvizja nuk e ndihmon PD-në. Foltorja është e vendosur keq në kohë, në maj dhe në qershor, ajo do e kishte kuptimin. Asaj kohe pamë kandidatët, Harxhi, Kadilli, Basha, Shehaj që ngritën Foltoren e tyre dhe Kuvendin Kombëtar, e çdo gjë mbaroi më 13 qershor. Është e vendosur keq në kohë, Berisha ta mbajë stafin gati në 2025, pasi kjo aktualja i shërben agjendës personale të zotit Berisha. Në llogaritë e veta i ka bërë kalkulimet se mund të konceptohet se është më i fortë kur është “non grata”, duke pasur prapa PD. Kjo llogari personale e Berishës e fut PD në tunel të errët, është konceptuar keq në kohë, është diametralisht kundër llogarive të PD-së”, tha Xhaferaj.

Sipas tij barometri politik i mbështetjes së PD-së ka mbaruar në momentin kur Basha u rizgjodh kryetar i PD-së me 85% të votave. Deputeti demokrat e cilësoi mbushjen e sallave nga Berisha, por riktheksoi se kjo nuk është koha pë të zhvilluar takime të tilla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular