BallinaAktualitetProtesta e banorëve të Unazës së Re: Mbi 200 familje mund të...

Protesta e banorëve të Unazës së Re: Mbi 200 familje mund të dalim në rrugë të madhe, të dëmshpërblehemi

Qytetarët e Unazës së Re, që preken nga ndërtimi i Unazës kanë dalë edhe sonte në protestë.

Ata shprehen se janë mbi 200 familje, që mund të ngelen në mes të katër rrugëve

Qytetarët theksojnë se nuk duan që të pengojnë projektin, por të dëmshpërblehen sipas çmimit të tregut, e jo qeveria të tallet me ta.

“Kemi dalë përnatë në protestë. Nuk do ndalemi së protestuari. Ku do shkojmë mbi 200 familje?

Të vijnë njerëz nga ALUIZNI dhe të na japin aq sa na takon, por se këta duan të bëjnë pallate për firmat e ndërtimit. Kemi kontribuar me gjak e djersë për 30 vjet për këtë shtëpi. Duam dëmshpërblim sipas çmimit të tregut”, deklaroi një nga protestuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular