BallinaSportRonaldo rikthehet te goli dhe i jep fitoren United / Bayern e...

Ronaldo rikthehet te goli dhe i jep fitoren United / Bayern e Juve me një këmbë në fazën tjetër

Cristiano Ronaldo u rikthye te goli dhe e bëri në një ndeshje vendimtare të Champions League, kompeticioni i tij i preferuar

Portugezi i dha fitoren Manchester United në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Atalantës. Anglezët fituan 3-2, duke përmbysur dizavantazhin e 2 golave të pjesës së parë. Italianët shënuan me Pasaliç dhe Demiral në gjysmën e parë të takimit.

United iu përgjigj me Rashford, Maguire dhe Ronaldon në pjesën e dytë. Fitorja i ngjit në krye të grupit, duke lënë pas Atalantën me 4 dhe Villareal po me 4. Me tre pikë renditet Young Boys në këtë grup.

Në ndeshjet e tjera, Bayern dhe Juventus kanë vënë njërën këmbë në fazën tjetër pas fitores së tretë në po aq ndeshje të fazës së grupeve. Gjermanët mposhtën 0-2 Benfican me dy gola të Sane, një të Lewandowski dhe një autogol të Everton. Juventusi nga ana tjetër fitoi 0-1 në Rusi ndaj Zenit falë golit të Kulusevskit të shënuar në minutën e 84.

Ndërkohë, Chelsea mposhti 4-0 Malmon dhe Villareal fitoi 1-4 ndaj Young Boys.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular