BallinaAktualitetVIDEO/ Si një 'kështjellë', super vila luksoze që u grabit në Nikël,...

VIDEO/ Si një ‘kështjellë’, super vila luksoze që u grabit në Nikël, me pishinë kalçeto dhe bar-kafe

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Nikël, ku biznesmeni Nazmi Çangu u grabit dhe u dhunua nga 10 persona të armatosur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur njëri prej grabitësve del nga muri rrethues i vilës, tejet i qetë

I veshur me të zeza, ai kapërdin murin rrethues dhe del jashtë saj, ndërkohë që autorët e tgrabitjes dyshohet të kenë qenë 10. Vila e biznesmenit është një prej më luksozeve në zonë, ndërkohë që gjendet shumë pranë dhe banesave të familjarëve të tjerë të Çungut.

Ndërkohë që Fax News ka siguruar dhe ambientet e jashtme të vilës, me pishinë, kalçeto dhe një bar kafe me të njëjtin emër, vila BJORDI duket se jo më kot është vënë në shënjestër të grabitësve

Nikla është një zonë ku shpeshherë ka shërbyer për të jetuar apo strehuar dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular