BallinaKronikeDETAJET/Misteri i vdekjes 4 rusëve, Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja...

DETAJET/Misteri i vdekjes 4 rusëve, Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja për…

Prokuroria ka marrë një tjetër vendim sa i përket hetimit të vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë një javë më parë në zonën e Qerretit të Kavajës

Mësohet se prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj për të kryer analizat e ujit të pishinës. Mësohet se prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë. Ndërkohë nuk kanë dalë ende rezultatet e klorit dhe të ujit që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus

Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi, por nuk përjashtohen edhe pista të tjer. Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Më 22 tetor familjarët tërhoqën trupat e pajetë të 4 turistëve rusë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular