BallinaKronikePo dhunohej nga burri, gruaja hidhet nga kati i dytë për të...

Po dhunohej nga burri, gruaja hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar

Policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar, pasi ka dhunuar barbarisht gruan e tij. Për t’i shpëtuar dhunës, gruaja është hedhur nga kati i dytë i banesës, duke pësuar lëndime.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës“, njofton policia

Aktualisht e plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular