BallinaOP EDShpenzimet e luksit rriten me 52 milione euro, në bujqësi, arsim e...

Shpenzimet e luksit rriten me 52 milione euro, në bujqësi, arsim e shëndetësi, ulen plotë 58 milione Euro!

Nga Xhelal Mziu

Shpenzimet e luksit në progres!
Shpenzimet e Luksit për Edi Rilindjen rriten ndjeshëm, plotë 52 milione Euro!
Investimet publike në bujqësi, arsim e shëndetësi, ulen plotë 58 milione Euro!
Qytetarët e vuajnë pandeminë, tërmetin dhe krizen energjitike dhe për buxhetin e 2022 !
Por për Edi Ramën dhe suitën e tij, viti 2022 do të jetë vit luksi, pavaresisht “termetit”, “pandemise” apo “krizës energjitike”!
Në projekt buxhetin e vitit 2022 shpenzimet për ndërtime, rikonstruksione godinash e zyrash, mobilime e pajisje kompjuterike dhe makina, ka planifikuar mbi 6.3 miliardë lekë ose (52 mln euro)!
Investimet publike në kolaps !
Shpenzimet kapitale ose investimet publike për vitin 2022 do të jenë më të ulëta se viti aktual plotë 58 mln euro me pak (- 10%).
Nga të dhënat del që janë cënuar investimet në Bujqësi, arsim profesional, shëndetësi, sport dhe rininë.
Iinvestimet publike të cënuara sipas programit buxhetor:
Infrastruktura kullimit e ujitjes: -16 mln euro (-667%)!
Zhvillimi rural: -2.7 mln euro (-9%)!
Transporti rrugor: -74 mln euro (-30%)!
Arsimi i mesem profesional: -1.8 mln euro (-23%)!
Zhvillimi i sportit dhe rinise: -0.9 mln euro (-28%)!
Sherbimi i kujdesit paresor: -1.3 mln euro (-35%)!
Sherbimi i kujdesit dytesor: -5.1 mln euro (-21%)!
Administrimi i pyjeve: -0.8 mln euro (-56%)!
Infrastruktura vendore rajonale: -3.2 mln euro (-13%)!
Kësaj qeverie nuk i mjafton korrupsioni, rritja e taksave e tatimeve, por rrit luksin e saj, duke ulur investimet publike për qytetarët!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular