Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë
63-vjeçari Hasan Imeri, dyshohet se është rrezuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati ku punonte si roje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.